Policia dhe siguria publike
Aktivitetet kryesore përfshijnë këshillimin e institucioneve për legjislacionin, mbështetjen e zbatimit dhe rishikimit të strategjive dhe planeve të tyre të veprimit dhe organizimin e trajnimeve për zyrtarët e zbatimit të ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët. Trajnimet mbulojnë, mes tjerash, krimet kibernetike dhe financiare, korrupsionin, trafikimin e qenieve njerëzore, ekzaminimin mjeko-ligjor, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, trafikun e drogës, krimin e urrejtjes dhe dhunën në familje, si dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Misioni Nndihmon edhe në ngritjen e kapaciteteve për njësitë e operacioneve speciale të policisë për të trajtuar me kompetencë kërcënimet e shoqëruara me incidente kritike dhe armë të vogla dhe të lehta.
Misioni monitoron punën e Policisë së Kosovës për të siguruar përputhshmërinë e saj me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ofron rekomandime për çështjet si përdorimi i forcës, liria e shprehjes dhe tubimit, si dhe mbrojtja e grupeve të cenueshme sociale.
Misioni monitoron rastet e dhunës në familje dhe reagimin e policisë ndaj rasteve të tilla, si dhe në të njëjtën kohë trajnon zyrtartët e policisë për trajtimin e këtyre krimeve. Punon për të forcuar kapacitetet mbikëqyrëse të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, me synimin për të mbajtur efektivisht llogaridhënien e policisë dhe për të luftuar korrupsionin e mundshëm dhe krimin e organizuar në forcën policore. Misioni gjithashtu mbështet zhvillimin e kualifikimeve profesionale dhe ndihmon në procesin e akreditimit të Akademisë për Siguri Publike dhe Agjencisë Forenzike. Ndihmon në zhvillimin e praktikave të policisë në komunitet dhe ndihmon në ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve të mekanizmave të sigurisë në komunitet, si Komitetet Lokale të Sigurisë Publike dhe Këshillat Komunalë për Sigurisë në Bashkësi, për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Misioni punon ngushtë me institucionet për përmirësimin e sigurisë kibernetike në Kosovë. Ndihmon në zhvillimin e legjislacionit dhe shqyrtimet vjetore të Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Sigurisë Kibernetike dhe luan rol aktiv në zbatimin e tij si pjesë e grupit të punës së qeverisë. Gjithashtu lehtëson mbështet seminare për të adresuar kërcënimet kibernetike vendore dhe ndërkombëtare dhe për të ngritur kapacitetet e policisë në parandalimin dhe uljen zvogëlimin e dëmeve nga sulmet kibernetike.