Misioni i OSBE-së në Kosovë
Mandati
Mandati kryesor i Misionit në Kosovë përqendrohet në ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë, si dhe në të drejtat e njeriut. Misioni angazhohet kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve; qeverisjes së mirë, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes qytetare; trajnimin e personelit gjyqësor, të Policisë së Kosovës dhe nëpunësve civil, si dhe në ofrimin e mbështetjes për zgjedhje.