Qeverisja e mirë
Misioni ndihmon gjatë të gjitha fazave të procesit ligjvënës, duke ofruar ekspertizë dhe duke mbështetur pjesëmarrjen e publikut, duke siguruar që të merren parasysh perspektivat e të rinjve, aspektit gjinor gjinive dhe komuniteteve joshumicë. Gjithashtu mbështet organet mbikëqyrëse dhe institucionet e pavarura, duke forcuar rolin e tyre në sigurimin e transparencës së administratës publike dhe pajtueshmërinë me kornizën ligjore.
Misioni punon me ministritë e linjës duke ofruar këshilla kur nevojiten për zhvillimin dhe zbatim tëin e politikave, si dhe ndihmon në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në nivele të ndryshme të qeverisjes. Misioni mbështet komunat në fusha të ndryshme, duke përfshirë transparencën dhe integritetin, zhvillimin hartimin e buxhetit, veçanërisht kur bëhet fjalë për buxhetimin pjesëmarrës dhe të përgjegjshëm gjinor, qeverisjen elektronike, bashkëpunimin ndërkomunal dhe zbatimin efektiv të të drejtave për qasje në dokumente publike dhe