Misioni i OSBE-së në Kosovë
Zgjedhjet
Misioni i OSBE-së ofron këshilla teknike, mbështetje dhe ekspertizë për trupat që merren me menaxhimin e zgjedhjeve. Bashkëpunon dhe mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të forcuar kapacitetet e tyre në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Për më tepër, Misioni i ofron asistencë, ekspertizë dhe mbështetje edhe Kuvendit të Kosovës gjatë realizimit të procesit të reformës ligjore zgjedhore.
Sipas kërkesave, Misioni mund të ndihmojë dhe lehtësojë operacionet zgjedhore, duke garantuar dhe siguruar respektimin e të drejtave civile dhe politike në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhjet.