Sundimi i ligjit
Misioni vë theks të veçantë tek administrimi efektiv i drejtësisë në rastet ndëretnike, si dhe ato me ndikim jo-proporcional tek gratë, apo tek komunitetet e caktuara. Monitorimi fokusohet gjithashtu në çështje kyçe si terrorizmi, krimet dhe korrupsioni ndërkombëtar, duke përfshirë reagimin e autoriteteve prokuroriale dhe gjyqësore në këto fusha.
Përveç kësaj, Misioni shqyrton legjislacionin për të nxjerrë në pah shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe ndihmon institucionet të zhvillojnë dhe zbatojnë legjislacionin në mënyrë sistematike.
Për të siguruar mbulim të plotë të sektorit të sigurisë publike dhe sundimit të ligjit, Misioni gjithashtu mbështet kapacitetet operative dhe strategjike të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës. Në mënyrë të veçantë, Misioni i mbështet këto agjenci në zhvillimin e rregulloreve, të tilla si strukturimi i brendshëm, promovimi, si dhe trajnimi për rehabilitimin dhe risocializimin, de-radikalizmin e lidhur me terrorizmin, si dhe ekspertizë dhe këshilla në nivel strategjik.
Gjithashtu, Misioni mbështet përpjekjet e institucioneve vendore për të ngritur vetëdijen e gjyqësorit për të ekzekutuar masat dhe dënimet alternative.