Rinia
Duke punuar së bashku me të rinjtë, organizatat rinore të shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, Misioni organizon zbaton aktivitete që synojnë të sigurojnë që perspektiva rinore të merret parasysh nga institucionet në të gjitha nivelet. Misioni zhvillon aftësitë dhe kapacitetet e të rinjve në fushat e të drejtave të njeriut, lidershipit publik, vullnetarizmit, ndërtimit të besimit, të menduarit kritik, edukimit medial, kohezionit social dhe dialogut. Gjatë viteve të fundit, Misioni ka mbështetur të rinjtë me trajnime mbi edukimin për të drejtat e njeriut, për t'u ofruar atyre aftësitë e nevojshme për t'u bërë trajnerë të të drejtave të njeriut në komunitetet e tyre.
Misioni vë theks të veçantë në fuqizimin e të rinjve përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, dhe njohjen e potencialit të të rinjve për promovimin e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Duke bërë bashkë të rinjtë nga të gjitha përkatësitë, Misioni synon të promovojë shkëmbimin e përvojave të mbi të drejtatve etë njeriut dhe atyre të komuniteteveit, që pjesëmarrësit pastaj t'i përçojnë tek komunitetet e tyre përkatëse.
Përmes një tërësie të madhe programesh praktike, Misioni ofron mundësi profesionale për të rinjtë. Për shembull, Misioni angazhon avokatë të rinj dhe praktikantë me përkatësi nga komunitete të ndryshme në institucionet e nivelit lokal dhe qendror për të mësuar rreth praktikave institucionale në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore të komuniteteve të cenueshme.
Misioni avokon për krijimin e këshillave të tjerë lokalë për siguri publike, si dhe përfshirjen e më shumë të rinjve në këto mekanizma. Vëmendje e veçantë në këtë drejtim i kushtohet parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, krimeve të lidhura me të rinjtë, trafikimit me qenie njerëzore, krimit të urrejtjes, abuzimit me drogën, sigurisë kibernetike dhe dhunës në familje.