Misioni i OSBE-së në Kosovë
Luftimi i terrorizmit
Misioni i OSBE-së ofron mbështetje për institucionet e Kosovës në hartimin, zbatimin dhe përditësimin e strategjisë dhe planit të veprimit për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Zhvillon aktivitete për të mbështetur përpjekjet e policisë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe për të forcuar rolin e shoqërisë civile, grave, të rinjve dhe prijësve fetarë.
Misioni promovon qasjen e policisë në komunitet, bashkëpunimin ndërinstitucional që përfshin shoqërinë civile, akademinë, mediat dhe sektorin privat. Për më tepër, Misioni ndihmon Njësinë e Inteligjencës Financiare për të luftuar në mënyrë efikase financimin e organizatave terroriste dhe mbështet njësitë e specializuara të policisë që veprojnë si reagues të parë ndaj incidenteve qëme kanë të bëjnë me përfshirje të terrorizmint. Misioni gjithashtu monitoron rastet e terrorizmit para gjykatave dhe ofron trajnime për gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët juridikë për t'iu përgjigjur në mënyrë më efektive rasteve të terrorizmit.