Materiale
Vlerësim i themelimit, funksionalizimit dhe performancës së mekanizmave komunalë të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komuniteteve
Raporti ofron detaje të hollësishme mbi kornizat ligjore dhe të politikave, si dhe krijimin, funksionimin dhe përbërjen e mekanizmave komunalë që kanë për detyrë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Raporti vë në dukje se këto mekanizma, gjegjësisht komiteti për komunitete (KK), zyra komunale për komunitete dhe kthim (ZKKK), nënkryetari i komunës për komunitete (NKK) dhe zëvendës-kryesuesi i kuvendit komunal për komunitete (ZKKK), kanë demonstruar se mund të jenë avokues të rëndësishëm për komunat ku ato janë funksionale dhe kanë prodhuar rezultate të qarta substanciale me përfitime për komunitetet të cilave u shërbejnë.
Ky raport shërben si përditësim për të vlerësuar zhvillimin e këtyre mekanizmave që nga viti 2014 dhe ofron një seri rekomandimesh për përmirësimin e pajtueshmërisë dhe performancës së këtyre mekanizmave në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.