Materiale
Zbatimi i legjislacionit për shërbimin civil në Kosovë

Ky raport ofron një pasqyrë të zbatimit të Ligjit për shërbimin civil të Kosovës (Ligji për shërbimin civil), duke i kushtuar vëmendje të veçantë nxjerrjes së legjislacionit sekondar nga ana e qeverisë dhe krijimit të organeve zbatuese të paraparë me këtë Ligji. Gjithashtu, raporti vlerëson funksionimin e mekanizmave mbikëqyrës të shërbimit civil të paraparë me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Ligji për KPMSHCK).
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.