Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Veprimtaritë mjedisore
Prezenca u jep asistencë teknike autoriteteve kombëtare dhe vendore për të mbështetur pjesëmarrjen e publikut dhe rritjen e transparencës në procesin e vendimmarrjes për çështje mjedisore, me synim parandalimin e korrupsionit në këtë fushë. Gjithashtu, ajo punon me autoritetet dhe shoqërinë civile për zhvillimin e legjislacionit për mjedisin dhe të strategjive që përmbushin standardet ndërkombëtare, si dhe ndihmon qeverinë për hartimin e një strategjie mjedisore dhe të planit të veprimit për periudhën deri në vitin 2020.