Si po e ndihmon Prezenca e OSBE-së Shqipërinë në luftën kundër krimit mjedisor
Krimet kundër mjedisit mund të kenë një mori formash të ndryshme. Ata shtrihen nga kontrabanda e lëndëve kimike të rrezikshme dhe të ndaluara deri tek kontrabanda e kafshëve të egra. Këto lloj krimesh mund të përfshijnë edhe mbushjen e paligjshme të ligatinave, shpyllëzimin e paligjshëm, si dhe përpunimin, ruajtjen dhe hedhjen e paligjshme të mbetjeve të rrezikshme. Kundërvënia ndaj tyre kërkon pikësëpari kuptim të mënyrës se si kryhen, krijimin e kapaciteteve teknike, dhe përdorimin e teknikave hetuese për të parandaluar rrezikun e madh në të cilin këto krime e vendosin mjedisin e përbashkët, shëndetin dhe zhvillimin ekonomik.
Që nga viti 2015, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndihmuar autoritetet vendase të kuptojnë më mirë krimet mjedisore, ka mbështetur krijimin e kapaciteteve të autoriteteve të krijuara në bazë të ligjit dhe jo vetëm, si dhe zhvillimin e mjeteve teknike dhe ndërgjegjësuese për parandalimin, luftimin dhe ndjekjen ligjore të këtyre krimeve. Informacionet në trajtë pamore ofrojnë tablonë e punës së Prezencës kundër krimit mjedisor për periudhën 2015-2020.