Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Qeverisja e mirë
Në mbështetje të përpjekjeve të autoriteve kundër korrupsionit, Prezenca trajnon nëpunësit lidhur me çështje si konflikti i interesit dhe etika, dhe ndihmon lidhur me ndryshimet legjislative dhe rishikimet e strategjisë dhe të planit të veprimit kundër korrupsionit, të përgatitura nga qeveria. Gjithashtu, Prezenca asiston ecurinë e Shqipërisë drejt decentralizimit dhe reformave territoriale dhe pronësore.