Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Liria dhe zhvillimi i medias
Prezenca monitoron zbatimin e legjislacionit për median në vend dhe i jep ekspertizë teknike Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe institucioneve të tjera për të mbështetur kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike. Gjithashtu, ajo punon me projekte që nxisin funksionimin e pavarur dhe të qëndrueshëm të medias, si për shembull, duke siguruar që reklamat e paguara nga zyrat publike të shpërndahen në mënyrë të barabartë.