Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvillon trajnime mbi qeverisjen mjedisore për inspektorët, policinë dhe prokurorët
Nga data 18 deri më 21 nëntor 2024, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një sërë trajnimesh që synojnë forcimin e kapaciteteve të prokurorëve, oficerëve të policisë dhe inspektorëve të mjedisit në trajtimin e krimeve mjedisore. Trajnimi, që u ndoq nga 52 pjesëmarrës nga Shkodra, Lezha, Kukësi, Berati, Korça dhe Elbasani, u fokusua në identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të shkeljeve mjedisore.
Sesionet e trajnimit u ndërtuan mbi dy vlerësime përgatitore kryesore: Vlerësimin Bazë për inspektimin, hetimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve dhe krimeve mjedisore në Shqipëri dhe në një Vlerësim të Nevojave për Trajnim. Këto sesione përfshinin raste studimore, simulime dhe ushtrime në grup, të gjitha të ideuara për të rritur bashkëpunimin e shuminstitucional në adresimin e çështjeve mjedisore.
Në drejtimin e dy ekspertëve të huaj dhe një vendas, pjesëmarrësit fituan njohuri praktike për trajtimin e sfidave mjedisore përmes teknikave efektive të hetimit dhe praktikave më të mira rajonale. Trajnimi përfshinte studime të rasteve nga botës reale, duke ofruar një vështrim më të afërt të çështjeve mjedisore të zgjidhura dhe të vazhdueshme për të përmirësuar qeverisjen dhe efektivitetin operacional.
Gjatë gjithë sesioneve, pjesëmarrësit theksuan nevojën për një bashkëpunim më të fortë ndërinstitucional dhe përmirësime të Kodit Penal të Shqipërisë në lidhje me krimet mjedisore. Elvana Cicolli, gjyqtare administrative, theksoi se bashkëpunimi i ngushtë midis prokurorëve, policisë dhe agjencive të specializuara është thelbësor për trajtimin me sukses të rasteve mjedisore komplekse.
Të gjithë pjesëmarrësit theksuan se, shpesh, përballen me sfida në identifikimin e rasteve administrative kundrejt rasteve penale, të cilat shpeshherë e vështirësojnë dënimin e rasteve.
“Këto sesione trajnimi shërbejnë si një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis të gjithë aktorëve të përfshirë në luftimin e krimeve mjedisore në Shqipëri”, tha Elton Qëndro, oficer programi dhe menaxher projekti në Prezencën e OSBE-së Shqipëri.
Prezenca e OSBE-së ka promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërinstitucional për të trajtuar kundërvajtjet dhe krimet mjedisore nëpërmjet përpjekjeve që bashkojnë inspektorët mjedisorë, organet e zbatimit të ligjit dhe prokurorinë. Qëllimi është të nxitet një kulturë bashkëpunimi, të rritet ekspertizën e përbashkët dhe të përmirësohet angazhimin proaktiv në parandalimin dhe ndjekjen penale të krimeve mjedisore.
Trajnimi është pjesë e projektit “Forcimi i qeverisjes dhe sigurisë mjedisore në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së dhe financohet nga Norvegjia, Franca dhe Italia.