Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Demokratizimi
Në përpjekje për të ndihmuar në përmirësimin e funksionit përfaqësues dhe llogaridhënies së Kuvendit, Prezenca organizon fushata për informimin e publikut dhe takime ndërmjet deputetëve dhe zgjedhësve të tyre. Gjithashtu, ajo jep këshilla për përmirësimin e procesit në komisionet kuvendore dhe lidhur me praktika më të forta administrative menaxheriale dhe planifikuese. Për të promovuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile – sidomos të të rinjve – në proceset demokratike, Prezenca zhvillon fushata për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për komunikimin me qytetarët.