Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Zgjedhjet
Reforma e kodit zgjedhor dhe përmirësimi i administrimit zgjedhor janë synimet kryesore të Prezencës në këtë fushë. Ajo ndihmon përmes kryerjes së një shqyrtimi teknik të zgjedhjeve dhe organizon konsultime ndërmjet aktorëve të procesit të votimit. Gjithashtu, ajo trajnon anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me administrimin e zgjedhjeve; ndihmon në krijimin e një shkolle trajnimi për komisionerët zgjedhorë; dhe mbështet përpjekjet e tyre për të bashkëpunuar me homologët ndërkombëtarë.