Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Barazia gjinore
Për të ndihmuar në rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike të Shqipërisë, Prezenca punon në drejtim të ringritjes dhe fuqizimit të mekanizmave gjinorë në nivel kombëtar dhe vendor, gjë që, si rezultat, do të përmirësojë nivelin e zbatimit të legjislacionit për çështjet gjinore. Gjithashtu, ajo trajnon gratë udhëheqëse dhe ndihmoi në rikrijimin e Aleancës së Grave Deputete në Kuvendin e Shqipërisë.