Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Lufta kundër trafikimit të personave
Në bashkëpunim me qeverinë dhe shoqërinë civile, Prezenca organizon veprimtari të ndryshme për të luftuar shfrytëzimin dhe trafikimin e personave në Shqipëri. Ajo mbështet shkëmbimin në shkallë kombëtare dhe rajonale të praktikave më të mira për mbrojtjen e viktimave dhe për parandalimin dhe ndjekjen penale të krimeve të trafikimit; i jep qeverisë asistencë teknike për përditësimin e strategjisë së saj për migracionin dhe planin e veprimit kundër trafikimit; dhe asiston në parandalimin e trafikimit të fëmijëve përmes nismave për bashkëpunim ndër-kufitar dhe rajonal.