Misioni i OSBE-së në Shkup
Sundimi i ligjit
Prioritetet kryesore në këtë fushë janë përforcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe ndihma e dhënë për procesin e reformës ligjore. Promovimi i pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve etnike në jetën publike është mjet i rëndësishëm për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, dhe kjo si rrjedhojë ndihmon në përforcimin e përparimit demokratik në vend. Misioni organizon trajnime për trajnuesit dhe përgatit materiale edukative; monitoron procesin legjislativ dhe ofron komente teknike për gjyqësorin; ofron ekspertizë për hartuesit e ligjeve për të mbështetur procesin e hartimit legjislativ dhe gjithashtu e vë në dispozicion materialin e burimeve juridike. Misioni gjithashtu monitoron gjykimet e rasteve të profilit të lartë që mund të kenë ndikim në gjendjen e sigurisë ose në marrëdhëniet ndëretnike në vend, si dhe ndihmon në krijimin e një sistemi objektiv dhe të bazuar në merita për të vlerësuar punën e prokurorëve publikë.