Misioni i OSBE-së në Shkup
Të drejtat e njeriut
Misioni punon me Komisionin kundër diskriminimit dhe Avokatin e Popullit për sjelljen e legjislacionit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e jo-diskriminimit, si dhe për përfshirjen e dispozitave që garantojnë trajtim të barabartë për të gjithë. Misioni gjithashtu monitoron krimet e urrejtjes dhe të gjuhës së urrejtjes dhe trajnon praktikantët ligjor dhe shoqërinë civile lidhur me standardet ndërkombëtare në këtë fushë.