Misioni i OSBE-së në Shkup
Lufta kundër terrorizmit
Misioni mbështet agjencitë kombëtare të sigurisë publike në përforcimin e kapaciteteve të tyre institucionale dhe operative për të luftuar terrorizmin. Ajo organizon trajnime dhe kurse të cilësisë së lartë për përdorimin e teknikave të analizës moderne për të identifikuar dhe ndjekur gjurmët e organizatave kriminale, financimin e terrorizmit dhe rrjedhjen e "parave të pista," si dhe parandalimin e radikalizmit dhe rekrutimit të terroristëve potencialë. Për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, si dhe për të përforcuar rrjetin e tyre ndërkombëtar, Misioni gjithashtu mbështet pjesëmarrjen e zyrtarëve vendas në konferenca ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.