Misioni i OSBE-së në Shkup
Barazia gjinore
Misioni ka kontribuar në ngritjen dhe përmirësimin e infrastrukturës legjislative dhe institucionale të vendit në fushën e barazisë gjinore dhe jo-diskriminimit. Misioni poashtu ndihmoi qeverinë në hartimin e Ligjit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve. Ajo gjithashtu inicion diskutime mbi integrimin gjinor dhe mbështet ndërtimin e kapaciteteve për krijimin e një rrjeti për përkrahje të femrave në Këshillin kombëtar për barazi gjinore.