Misioni i OSBE-së në Shkup
Liria dhe zhvillimi i mediave
Në vitin 2017, Misioni filloi sërish të angazhohet në mbështetjen e zhvillimit të mediave në vend duke hartuar dhe implementuar projekte lidhur me sigurinë e gazetarëve. Gjithashtu fokusohemi edhe në mbështetjen e qëndrueshmërisë së mediave, si dhe promovimin e edukimit mediatik dhe profesionalizmin. Në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Misioni vëzhgon reformat në media, monitoron rastet e shkeljeve të lirisë së mediave, jep rekomandime dhe mbështet zbatimin e politikave për të siguruar mbrojtjen e standardeve më të mira ndërkombëtare dhe të angazhimeve të OSBE-së.