Konkurs për shkrimin e hartimeve për studentet e universiteteve
I hapur për: studentët në studimet diplomike dhe post-diplomike të Universiteti Sh. Kirili dhe Metodij në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Universiteti Sh. Kliment Ohridski në Manastir dhe Universiteti i Evropës Jug-Lindore
Data e fundit për dorëzimin e hartimeve: 5 dhjetor 2023
Shpërblimi: tre hartimet më të mira do të marrin vauçerë për pajisje të IT
Projekti për përforcimin e sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut III, ka për qëllim të përforcojë sundimin e së drejtës duke zbatuar standardet ndërkombëtare si dhe zotimet e OSBE-së në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, në të njëjtën linjë me prioritetet strategjike të Maqedonisë së Veriut. Ky projekt adreson probleme të ndryshme të fushës së pavarësisë së gjyqësorit dhe paanshmërisë, të së drejtës penale, anti-korrupsionit, anti-diskriminimit, barazisë gjinore dhe të drejtave themelore në Maqedoninë e Veriut ashtu siç janë identifikuar në dokumentet e ndryshme politike të qeverisë dhe hulumtimet e ekspertëve ndërkombëtar.
Pas përfundimit me sukses të master ligjëratave kundër korrupsionit, të organizuar në bashkëpunim me katër Universitetet vendore (Universiteti Sh. Kirili dhe Metodij në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Universiteti Sh. Kliment Ohridski në Manastir dhe Universiteti i Evropës Jug-Lindore në Tetovë) nga entuziazmi i shprehur i studentëve si dhe për inkurajimin e mëtejshëm të tyre në angazhimin anti-korrupsion, Misioni i OSBE-së në Shkup organizon një konkurs në shkrimin e hartimeve për studentët. Ky konkurs doli si rezultat i entuziazmit të studentëve të cilët morën pjesë në këtë aktivitet të ligjëratave kundër-korrupsionit gjatë së cilave studentëve iu ofruan ligjërata frymëzuese nga profesionistë të spikatur në fushën e anti-korrupsionit, si shkollarë ashtu edhe aktivistë.
Autorët e tre hartimeve më të mira do të përfitojnë vauçerë për blerjen e pajisjeve të IT-së. Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 5 dhjetor.
Hartimet duhet të paraqesin një kuptim të plotë dhe të mirë informuar të natyrës komplekse të korrupsionit dhe gjithashtu duhet të japin ide reale se si të zvogëlohet korrupsioni. Autorët duhet të japin një ose disa argumente lidhur me temën e zgjedhur për analizë dhe duhet të shpjegohet dhe përforcohet me disa burime të literaturës së besueshme nga ana akademike, ligjore ose politike. Për këtë shkak, autorët janë të inkurajuar që të paraqesin mendimin e tyre por gjithashtu duhet të jenë të sigurte që ky mendim të jetë i bazuar në dëshmi të besueshme dhe bindëse. Hartimet duhet të shkruhen në mënyrë të mirë strukturuar, qartas dhe me përdorimin e gjuhës së përshtatshme.
Hartimet duhet të bazohen në një nga këta tema të përgjithshme:
• Korrupsioni: problem i kulturës ose institucioneve
• Korrupsioni dhe zgjedhjet
• Korrupsioni dhe furnizimet publike
• Korrupsioni dhe gjinia
Këto tema shërbejnë si një drejtim i përgjithshëm dhe autorët duhet të jenë të lirë të zhvillojnë hartimet e tyre në mënyrë më specifike përderisa qëndrojnë në vijë me një nga këta katër temat e përgjithshme.
Hartimet do të vlerësohen nga ana e një komisioni të vlerësimit, i përbërë nga tre profesorë, të cilët do t’i vlerësojnë hartimet në bazë të kritereve si më poshtë:
• Tema e hartimit dhe relevanca (maksimum 25 pikë)
• Kreativiteti dhe origjinaliteti i argumenteve të propozuara si dhe zgjidhjet (maksimum 25 pikë)
• Argumentimi dhe përdorimi i dëshmive dhe burimeve (maksimum 25 pikë)
• Gjuha, struktura dhe qartësia (maksimum 25 pikë)
Hartimet duhet të shkruhen në gjuhën angleze, duke përdorur Times New Roman, në madhësinë e fontit 12 dhe zbrazëtirë brenda rreshtave 1.5 dhe duhet të jetë i gjatë nga 1400 deri 1600 fjalë (rreth 3 faqe). Hartimet më të gjata nuk do të merren parasysh.
Hartimet duhet të jenë origjinale nga autori. Çdo shenjë e plagjiaturës (përfshirë këtu edhe përdorimin e Chat GPT) do të sanksionohet me diskualifikim nga ky konkurs.
Info sesioni
Misioni i OSBE-së në Shkup një javë përpara afatit të dorëzimit të hartimeve, për studentët e interesuar, për pjesëmarrje, do të organizojë një sesion informativ, me udhërrëfyes të përpiktë se si të përgatisni këtë hartim garues. Për të marrë informata më të hollësishme në lidhje me orën dhe datën e saktë të këtij sesioni, dërgoni në e-mail me të dhënat tuaja deri tek Svetlana.Crvenkovska@osce.org.
Procesi i aplikimit
Instruksionet për konkursin e hartimeve janë të qasshme edhe në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe. Autorët duhet të dërgojnë hartimet e tyre tek e-maili i Svetlana.Crvenkovska@osce.org deri më 5 dhjetor si një dokument i bashkangjitur në PDF. Me qëllim që të ndihmojmë procesin e vlerësimit anonim, autorët duhet të theksojnë emrin dhe mbiemrin e tyre të plotë në tekstin e e-mailit, por jo të vendosin emrin e tyre në dokumentin e hartimit.