Materiale
Raporti i dytë i përkohshëm për aktivitetet dhe rastet që janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale Publike
Zyra e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) u themelua nga Parlamenti në shtator të vitit 2015, pas një marrëveshje politike të ndërmjetësuar nga BE për të kapërcyer krizën politike që u shfaq pas skandalit të përgjimit në vitin 2015.
Raporti pason raportin e parë të përkohshëm të publikuar në gusht të vitit 2018, që mbulon themelimin e Prokurorisë Speciale dhe zhvillimet e rasteve të saj deri në konfirmimin e fazës së aktakuzës.
Raporti i dytë, që rezulton nga vëzhgimet e monitorimit të rasteve gjyqësore nga Misioni i OSBE-së në Shkup, mbulon njëzet raste në të cilat PSP ka ngritur aktakuza sipas afatit ligjor të 30 qershorit 2017.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.