Misioni i OSBE-së në Shkup
Romët dhe Sintit
Misioni mbështet qeverinë në përpjekjet për zbatimin e angazhimeve të politikës kombëtare lidhur me çështjet e popullatës rome. Ajo ofron mbështetje politike, si dhe udhëzime për përfaqësuesit politik, nëpunësit e lartë civilë dhe organizatat e shoqërisë civile rome. Misioni gjithashtu mbështet dhe zbaton një numër projektesh për të nxitur përfshirjen sociale të romëve, për shembull nismat e organizatave joqeveritare lokale që kanë zyra mobile për ndihmë juridike, si dhe financimin e regjistrimit të fëmijëve romë në arsimin publik parashkollor.