Misioni i OSBE-së në Shkup
Migracioni
Si përgjigje ndaj fluksit të madh të migrantëve të cilët kanë kaluar nëpër shtetin tonë, Misioni ynë aplikon një qasje me fokus të veçantë në viktimat dhe të drejtat e njeriut, dhe punon së bashku me autoritetet për të zmadhuar kapacitetin e policisë të rregullt dhe asaj kufitare për tu marrë me refugjatët dhe migrantët.
Kur bëhet fjalë për fluksin e madh të migracionit dhe rutat e migracionit, Misioni ynë do të angazhohet në përpjekjet për të luftuar tregtinë me njerëz dhe do të punojë për ta zmadhuar kapacitetin e punonjësve social për të identifikuar viktimat e tregtisë me njerëz. Për më shumë, do të përkrahë avokatët të cilët do të sigurojnë ndihmë juridike për viktimat e tregtisë me njerëz dhe do të bashkëpunojë me Njësinë kundër tregtisë me njerëz pran Ministrisë së punëve të brendshme dhe OJQ-të Open Gate dhe La Strada për të futur një qasje të re për ndihmë më të madhe për refugjatët dhe migrantët dhe për t’i identifikuar viktimat potenciale të tregtisë me njerëz përgjatë rutave të migracionit në Ballkanin perëndimor.