16 Ditët e Aktivizmit kundër DhBGJ-së 2024 Angazhimet e Misionit të OSBE-së në Shkup
24 nëntor:
Evenimenti qendror i OSBE-së: “Dhuna ndaj grave të reja dhe vajzave: ngacmimi seksual, përndjekja dhe sjellja kontrolluese”
Koha dhe vendi: 12:00- 14:30, Laboratorium, Shkup
Ky eveniment synon të identifikojë dhe trajtojë sfidat praktike për parandalimin dhe ndjekjen penale të dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave, duke u përqendruar në shkallën e ulët të akuzave dhe ndjekjeve penale. Temat kyçe përfshinë rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me ngacmimin seksual, përndjekjen dhe sjelljen kontrolluese si forma gjinore të dhunës, si dhe ndikimin afatgjatë të këtyre krimeve mbi mirëqenien dhe zhvillimin e grave të reja dhe vajzave.
Do të projektohet një video e krijuar në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve Dramatike të Universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup, pasuar nga një debat me palët e kyçura. Komponenti qendror i këtij evenimenti do të jetë firmosja e Deklaratës së Qëllimit, që do të shërbejë si angazhim publik për të luftuar dhunën ndaj grave të reja dhe vajzave. Deklarata përmban dhjetë pika të veprimit me masa konkrete që Misioni i OSBE-së do t’i mbështesë gjatë vitit 2025. Pjesëmarrësit e ftuar për të nënshkruar Deklaratën përfshinë Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Ministren e Arsimit, përfaqësues të shkollave lokale, organizatave të të rinjve dhe OJQ-të që punojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrja e Arsimit do të mbajnë fjalët hyrëse. Për shkaqe shëndetësore, Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Kilian Wahl, nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të drejtohet përmes një video mesazhi. Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së do të moderon seancën kryesore.
25 nëntor:
Evenimenti që shënon fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër DhBGj-së i organizuar nga KB-të (eveniment i mbështetur nga OSBE)
Koha dhe vendi: 19:30-22:30, Muzeu i Qytetit të Shkupit:
Lëshimi i disa platformave të ndryshme, me mbështetjen financiare të Misionit të OSBE-së, të cilat do të promovojnë unitet në trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave (DhNGV). Këto platforma përfshinë panele të hapura diskutimi me përfaqësuesit e organizatave partnere të KB-ve dhe donatorët bilateral, ministritë qeveritare, aktivistët rinor, OJQ-të dhe mediat. Evenimenti do të përfshijë projektimin e një dokumentari të shkurtër mbi DhBGj dhe një ekspozitë artistike, “Vragë të Qëndresës, Zëra të Shpresës” nga Martina Spasovska. Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së do të marrë pjesë në panel diskutimin.
Seanca publike e Komisionit Parlamentar për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave mbi temën e dhunës ndaj grave dhe vajzave
Koha dhe vendi: 10:00-12:00, Kuvendi, Shkup
Me ftesë të Kryetares së Komisionit, Shefi i Misionit të OSBE-së do t’i drejtohet Komisionit përmes një video mesazhi, përderisa Zëvendësshefja e Misionit do të marrë pjesë në seancën.
27 nëntor:
Punëtori për të diskutuar mbi një analizë ekspertësh të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup mbi “format e reja të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore me fokus në grupet e cenuara, përfshirë rekomandimet dhe shqetësimet kryesore të grave.”
Koha dhe vendi: 10:00-14:30, Hoteli Arka, Shkup (eveniment i mbyllur)
Gratë dhe vajzat janë jo proporcionalisht të prekura nga trafikimi me qenie njerëzore për shkak se janë më të nënshtruara dhunës me bazë gjinore. Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh shfrytëzojnë pabarazitë gjinore. Kjo punëtori do të eksplorojë strategjitë për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, veçanërisht nga grupet e cenuara, përfshirë gratë. Seanca do ta pajisë Raportuesin Nacional kundër Trafikimit me mjete për monitorimin e veprimeve parandaluese dhe rreziqeve. Ekspertja Marija Todorovska do ta udhëheqë këtë punëtori.
28-29 nëntor:
Trajnim për Juristët mbi të Drejtat e Viktimave në Rastet e Trafikimit me Qenie Njerëzore
Koha dhe vendi: 10:00-16:00, Hoteli Arka, Shkup (eveniment i mbyllur)
Ky trajnim synon avancimin e kapaciteteve të juristëve për të përfaqësuar viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, me fokus të veçantë në gratë dhe vajzat e trafikuara për qëllime të eksploatimit seksual dhe punës së detyruar. Seanca do të trajtojë dallimet midis kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit, duke nënvizuar rrezikun me të cilin përballen gratë dhe vajzat e zhvendosura. Moderatoret: Maja Koneska (Prokurore Publike) dhe Olja Ristova (Gjyqtare).
3-4 dhjetor:
Ndërtimi i kapaciteteve të punonjësve social për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe mbrojtën e të drejtave të viktimave
Koha dhe vendi: 10:00-16:00, Hoteli Arka, Shkup (eveniment i mbyllur)
Si pjesë e përpjekjeve aktuale për të forcuar reagimin e vendit në luftën për t’i dhënë fund trafikimit me qenie njerëzore, Misioni është duke punuar ngushtë me Komisionin Nacional për Luftën kundër Trafikimit dhe me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MPSDR) mbi intervenime të posaçme në përputhje me Planin Vjetor për Zbatimin e Strategjisë Nacionale për Luftimin e Trafikimit. Theksi kryesor i këtyre përpjekjeve është vënë në avancimin e kapaciteteve të punonjësve social për të trajtuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mënyrë efektive. Kjo nismë trajnimi synon të pajisë punonjësit socialë me njohuri dhe aftësi thelbësore, ndërkohë që mundëson një vlerësim të nevojave për ekipet e lëvizshme të dedikuara multidisiplinare për të identifikuar popullatat e cenuara, përfshirë viktimat e trafikimit. Me avancimin e aftësive dhe kapaciteteve të punonjësve social në vend, komunitetet do të jenë më të pajisura për të detektuar dhe parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në një fazë të hershme. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Misionit, do të udhëheqë seanca për ndërtimin e kapaciteteve për profesionistët e punës sociale të angazhuar në përpjekjet për luftimin e trafikimit. Duke qenë se gratë dhe vajzat janë të prekura në mënyrë jo proporcionale nga trafikimi seksual dhe format e tjera të eksploatimit, trajnimi do të përfshijë raste studimore relevante. Trajnimi do të mbahet nga
z. Nazif Avdi dhe znj. Irena Zdravkova, ekspertë të shquar në fushën e luftës kundër TQNj.
10 dhjetor:
Punëtori mbi Praktikat më të mira rajonale për rrjetin e shoqatave të grave në polici (PPMShRrPG)
Koha dhe vendi: 9:30-17:30, Hoteli Aleksandar Palace, Shkup (eveniment i mbyllur)
Kjo punëtori do të sjellë në një vend 6 përfaqësues/e nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe 12 përfaqësuese të Rrjetit të Shoqatave të Grave në Polici nga Prezencat e OSBE-së në Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika më të mira si mbështetje ndaj përpjekjeve të MPB-së për të themeluar një Rrjet të Shoqatave të Grave në Polici që do jetë funksional dhe i qëndrueshëm i përshtatur peizazhit institucional të vendit gjatë periudhës 2–3 vjeçare, dhe që do të jetë në linjë me Strategjinë afatmesme të re të Misionit për periudhën 2025-2027.
11 dhjetor:
Prezantimi i metodologjisë për themelimin e monitorimit të femicidit në Maqedoninë e Veriut
Koha dhe vendi: 11:00-14:00, Hoteli Aleksandar Palace, Shkup
Ky prezantim synon të pajisë organizatat e shoqërisë civile (OShC) që trajtojnë dhunën me bazë gjinore (DhBGj) dhe palët e interesuara kyçe – siç janë prokurorët publik, gjyqtarët, policia dhe qendrat e shërbimeve sociale – me një pasqyrë të detajuar të metodologjisë të propozuar për monitorimin e femicidit. Qëllimi është të themelohet një sistem i qëndrueshëm për ndjekjen e të dhënave lidhur me femicidin në Maqedoninë e Veriut dhe të kontribuohet në krijimin e një modeli të qëndrueshëm të ndjekjes në mbarë rajonin. Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Drejtorja Ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shefi i Misionit të OSBE-së do t’u drejtohen të pranishmëve.
Takimi i 3të midis Task Forcës së Manastirit dhe përfaqësueseve të policisë dhe komunitetit rom për të diskutuar çështjen e prostitucionit
Koha dhe vendi: 12:00-15:00, Hoteli Millenium Palace, Manastir (eveniment i mbyllur)
Dy raste të profilit të lartë të përdorimit të forcës së tepruar policore ndaj individëve të përkatësisë rome në Manastir diku nga fundi i vitit 2020 sollën tensione midis komunitetit rom dhe ligjzbatuesve. Ndonëse këto tensione nuk ishin të dukshme gjatë tërë kohës dhe incidentet mbetën relativisht të rralla, komunikimi midis dy grupeve ishte i kufizuar kryesisht në konfrontime sporadike. Një mision fillestar faktmbledhës dhe një analizë e situatës hodhi themelet që Misioni ynë të shërbejë si nikoqir i evenimentit të dialogut të parë në mars të vitit 2024, që bashkoi përfaqësuesit e komunitetit rom dhe zyrtarët e policisë dhe nënvizoi nevojën dhe vullnetin për të ndërtuar mirëbesimin reciprok, si dhe identifikimin e një sërë të çështjeve kritike për diskutim. Pas një pauze gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në pranverën e vitit 2024 – së bashku me ndryshimet shoqëruese në menaxhimin e policisë – procesi i dialogut rifilloi në tetor me një eveniment të dytë me fokus në përmirësimin e qasjes në dokumentet e identifikimit. Ky takim shënon vazhdimësinë e dialogut dhe do të trajtojë çështjen e prostitucionit, duke u përqendruar në ndikimin e tij mbi vajzat dhe gratë e përkatësisë rome.