Materiale
Fëmijët në radhë të parë: Roli i qendrave për punë sociale në procedurat gjyqësore
Ky raport shqyrton mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të përfshirë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Vëzhgimet nga monitorimi i gjykimeve dhe intervistat me zyrtarë të gjyqësorit, por edhe të tjerë, janë analizuar karshi ligjeve dhe standardeve vendore e ndërkombëtare. Raporti paraqet përfundimet dhe rekomandimet për institucione të ndryshme për promovimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe interesit të tyre më të mirë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.