Konkluzionet nga analiza e kornizës ligjore për regjistrimin e personave të paregjistruar prezantohen në Shkup
SHKUP, 8 qershor 2018 - Zyrtarë të Qeverisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën sot në Shkup në ngjarjen e organizuar nga OSBE për të diskutuar konkluzionet e analizës së mbështetur nga UNHCR-ja mbi kornizën ligjore ekzistues për regjistrimin e personave të paregjistruar.
Gjatë aktivitetit, të organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së përfaqësimit të UNHCR-it në Shkup, pjesëmarrësit shkëmbyen pikëpamje mbi ndryshimet legjislative dhe administrative që duhet të bëhen në kornizën ligjore në mënyrë që të sigurohet regjistrimi i personave të paregjistruar, përfshi fëmijët.
“Është shumë e rëndësishme të zgjidhet statusi i personave pa shtetësi, veçanërisht sepse kjo çështje është një problem i përcjellur në disa gjenerata që rezulton në pamundësi për të regjistruar fëmijët e këtyre personave,” tha u.d. Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein
Jovana Trençevska, sekretare shtetërore e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, tha se marrja e dokumenteve personale është qenësore për realizimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
“Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, ne do të shqyrtojmë të gjitha propozimet dhe nismat që dalin nga analiza që synojnë të mundësojnë regjistrimin dhe lëshimin e certifikatave të parë të lindjes për të gjithë personat e lindur në vend, në mënyrë që të realizojnë plotësisht të drejtat e tyre të garantuara,” ka shtuar ajo.
Zyrtari përgjegjës i Përfaqësimit të UNHCR-së në Shkup, Dejan Kladarin, tha: “Secili ka të drejtën e një shtetësie”- kjo theksohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. UNHCR është e përkushtuar t’i ndihmojë shtetet të çrrënjosin pa-shtetësinë deri në vitin 2024. Regjistrimi i rregullit për çdo lindje është një hap në këtë drejtimi dhe analizimi i legjislacionit është qenësor për identifikimin e zbrazëtirave ligjore dhe dobësive që paraqesin pengesa për qasjen e njerëzve në të drejtat themelore të njeriut, të tilla si e drejta e tyre për kombësi.”