Qendra e re rajonale: Revolucion në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit
Në kontekstin e sfidave të përhershme të sigurisë në Evropën Juglindore, u arrit një moment i rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve transnacionale. Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup hapi Qendrën rajonale moderne të certifikimit dhe trajnimit të K9 në Gjorçe Petrov, një hap qenësor në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit në rajon.
Qendra do të shërbejë si vend për trajnim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim rajonal. Kjo është më shumë se vetëm avancim – kjo qendër përfshinë hapësira të reja për K9 dhe përmirësim në kushtet e objekteve ekzistuese. Mobiliteti i ekipeve të K9 është rritur gjithashtu me donacionin e 14 makinave të specializuara dhe 3 rimorkio, duke mundësuar që policia të përgjigjet në mënyrë më të shpejtë dhe efikase në tërë rajonin.
Hapja solemne e Qendrës shënon fillimin e epokës së re të efikasitetit operativ dhe bashkëpunimit, me efekte afatgjate mbi sigurinë rajonale, aftësitë e zbatimit të ligjit dhe partneritetin.
Mbi përpjekjet për të rritur kapacitetet e AVL-ve për detektim
Rritja e kapaciteteve detektuese është pjesë e projektit jashtë-buxhetor të Misionit, "Ndihma autoriteteve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe të keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (ALV)". I financuar nga Belgjika, BE, Franca, Gjermania, Norvegjia, Sllovakia dhe SHBA, projekti ka arritur progres të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të detektimit të Njësisë së qenve të policisë në vend.
Mësoni më shumë rreth projektit të AVL-ve këtu.