Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri forcon qeverisjen mjedisore në nivel bashkie
Publishing date: 27 mars 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Veprimtaritë mjedisore, Environmental good governance
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli një seri trajnimesh tematike për forcimin e inspektimit dhe kontrollit mjedisor në nivel bashkie. Nisma ishte pjesë e përpjekjeve të vijueshme për të përmirësuar qeverisjen dhe sigurinë mjedisore në të gjithë vendin.
OSBE lanson publikim për edukimin medial dhe informativ për të forcuar qëndrueshmërinë e mediave në Kosovë
Publishing date: 20 mars 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Liria dhe zhvillimi i medias
PRISHTINË, 20 mars 2025 – Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar një seri gjithëpërfshirëse të artikujve analitikë (përmbledhje të politikave) mbi edukimin medial dhe informativ që synojnë adresimin e sfidave në rritje që burojnë nga keqinformimi, dezinformimi, manipulimi digjital dhe shqetësimet etike në botën mediatike.
Prezenca e OSBE-së dhe Austria organizojnë trajnim intensiv për policinë alpine shqiptare
Publishing date: 18 mars 2025
Tridhjetë punonjës policie nga njësitë alpine të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës morën pjesë në një program të specializuar trajnimi, në malet e Korçës, nga 10 deri më 13 mars 2025.
Misioni i OSBE-së në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas me aktivitete për fuqizimin e grave
Publishing date: 10 mars 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështeti një numër aktivitetesh që kishin për synim fuqizimin e grave, avancimin e barazisë gjinore dhe ngritjen e vetëdijes për kontributin e grave në fusha të ndryshme. Në mesin e aktiviteteve të mbajtura gjatë javës ishte konferenca “Gratë në Polici – Implementimi i masave transformuese gjinore për fuqizimin e grave në polici”, organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës (SHGPK). Në prani të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të UN Women, Agjencisë për Barazi Gjinore, KFOR-it dhe përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, institucioneve, shoqërisë civile, e kontribuuesve kryesorë për barazinë gjinore në sektorin e sigurisë, diskutimi u fokusua në sfidat dhe masat për forcimin e rolit të gruas në forcën policore. “Forca dhe suksesi i policisë nuk mund të jetë asnjëherë i plotë pa përfshirjen e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, si dhe në drejtimin dhe komandimin e strukturës së policisë në të gjithë komponentët e saj organizativë dhe operacionalë. Ky nuk është vetëm një objektiv gjinor; është një domosdoshmëri institucionale, një kërkesë shoqërore dhe një standard domosdoshëm për një polici moderne, efektive dhe edhe më të besueshme”, tha presidentja Osmani në fjalën e saj hyrëse. Aktivitetet vazhduan me konferencën e përbashkët me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që mblodhi pjesëmarrës lokal e rajonal për të promovuar dialogun dhe për të përforcuar rrjetet në të gjithë rajonin e që kishte në fokus sfidat dhe nevojat e grave gazetare, pasuar nga tryeza e rrumbullakët me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Komunës së Prishtinës, Policisë së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile për tejkalimin e stereotipeve gjinore me qëllim të arritjes së barazisë gjinore. Duke i bërë jehonë përpjekjeve të Misionit për fuqizimin e grave, Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë Cornelia Taylor tha: “Barazia gjinore është një përpjekje e vazhdueshme që kërkon shembjen e barrierave të mbetura dhe luftimin e diskriminimit në të gjithë sektorët e shoqërisë. Misioni ynë ka qenë partner i palëkundur i institucioneve dhe organizatave në ndjekje të këtij qëllimi për vite me radhë”, tha ajo. “Duke ecur përpara, le të vazhdojmë punën krah për krah për të shembur barrierat, për të promovuar përfshirjen dhe për të siguruar që gratë që ia kushtojnë jetën e tyre sigurisë publike, ekspozimit të keqbërësve dhe forcimit të kuadrit ligjor për avancimin e të drejtave të grave, të marrin njohjen dhe mbështetjen që meritojnë”, shtoi Taylor. Ngjarja e tretë u organizua me Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe kishte në fokus studentët me qëllim të ndërgjegjësimit të tyre për mënyrat dhe rëndësinë e sfidimit të stereotipeve gjinore dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore drejt arritjes së barazisë gjinore. Me mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike, Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka në themel të të gjitha aktiviteteve të tij fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Gjatë gjithë javës, Misioni ka mbështetur edhe aktivitete të tjera në mbarë Kosovën, duke përfshirë debate publike, diskutime, punëtori dhe vizita në strehimore për viktimat e dhunës në familje. Këto aktivitete vazhdojnë të pasqyrojë qasjen strukturore të Misionit për promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në sektorë të ndryshëm. Misioni mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave, duke punuar në të gjitha nivelet për të mbështetur më tej një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë ku çdo grua dhe vajzë mund të jetojnë pa diskriminim dhe dhunë.
Drejt barazisë midis grave dhe burrave
Publishing date: 14 shkurt 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore
[embed:https://youtu.be/hUFRrXVgrY8] Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kuvendi është duke bërë progres të prekshëm drejt barazisë midis grave dhe burrave, duke prezantuar politika të reja, forcuar mbikëqyrjen dhe avancuar reformat strukturore. Më 11 shkurt, Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat miratoi Planin Nacional të Veprimit për avancimin e barazisë midis grave dhe burrave për periudhën 2025-2027. [1] “Ky hap shënon Planin e tretë të radhës me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke forcuar përkushtimin e Kuvendit në promovimin e barazisë midis grave dhe burrave,” tha ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit, riafirmoi përkushtimin e institucionit për promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë. “Kuvendi, si shtëpia që përfaqëson të gjithë qytetarët dhe institucioni demokratik më i rëndësishëm, mbetet fuqia kryesore për promovimin e barazisë midis grave dhe burrave.” Plani i ri i veprimit vendos qëllime ambicioze me synim të forcimit të barazisë midis grave dhe burrave në përfaqësimin politik, proceset legjislative dhe funksionet e mbikëqyrjes. Madje, këto përpjekje përqendrohen në forcimin e organizimit të brendshëm të Kuvendit, duke përfshirë themelimin e njësisë të dedikuar për barazinë midis grave dhe burrave, përmirësimet infrastrukturore për përkrahjen e politikave në sferën e familjes për stafin dhe deputetët, dhe rritjen e kapaciteteve për analizë gjinore. Objektivat kyçe përfshinë avancimin e standardeve etike për të parandaluar të gjithë format e dhunës, duke inkurajuar politikanët burra për të nxitur në mënyrë aktive barazinë, dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për çështjet që lidhen me gjininë. Që nga viti 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ODIHR kanë mbështetur përpjekjet për ta bërë Kuvendin më gjithëpërfshirës, duke siguruar që perspektivat dhe prioritetet e grave dhe burrave reflektohen në punën e tij. Kuvendi ka paraqitur sesione trajnimi të specializuara për barazinë gjinore, doracak gjithëpërfshirës mbi praktikat më të mira [2], si dhe trajnim induksioni për deputetët e sapozgjedhur. Posti i Këshilltarit Gjinor, i themeluar në vitin 2023, siguron mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme për politikat që reflektojnë nevojat e të gjithë qytetarëve. Këto ndryshime gjithëpërfshirëse janë duke formësuar një Kuvend më të drejtë dhe më përfaqësues. Seanca plenare vjetore që shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas mbanë barazinë në agjendë, përderisa dispozitat me ndjeshmëri gjinore të Rregullave të Procedurës ndihmojnë në shndërrimin e angazhimeve në veprime. Shkëmbimet rajonale forcojnë më tej këto përpjekje, duke promovuar bashkëpunim përtej kufijve për të ndërtuar institucione më gjithëpërfshirëse. Misioni i OSBE-së në Shkup vazhdon të mbështesë institucionet e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e tyre të inkorporojnë praktika me ndjeshmëri gjinore në politikëbërjen, duke siguruar progres të afatgjatë drejt barazisë dhe gjithëpërfshirjes. [1] https://www.sobranie.mk/ns-newsarticle-usvoen-akciskiot-plan-za-unapreduvane-na-ramnopravnosta-megu-zenite-i-mazite.nspx [2] https://www.osce.org/mission-to-skopje/500983
Misioni i OSBE-së i dorëzon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve serverë për të forcuar menaxhimin e zgjedhjeve në Kosovë
Publishing date: 5 shkurt 2025
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar efikasitetin digjital, transparencën dhe integritetin e menaxhimit të zgjedhjeve në Kosovë, Misioni i OSBE-së, së bashku me Ambasadën Gjermane, i dorëzuan sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tre serverë. Këta serverë pasojnë softuerin zgjedhor që i është dorëzuar KQZ-së vitin e kaluar dhe përmbyllin procesin e digjitalizimit të menaxhimit të zgjedhjeve. Serverët vijnë në një moment kyç para zgjedhjeve të 9 shkurtit. “Për më shumë se një vit, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka punuar me KQZ-në për të digjitalizuar hapat e ndryshëm të procesit zgjedhor, në përputhje me detyrimet e reja sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet,” theksoi gjatë ceremonisë së dorëzimit Cornelia Taylor, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Të tre serverët që po dorëzojmë sot, të blerë me mbështetjen financiare të Gjermanisë, janë pjesa e fundit që plotëson këtë mozaik. Ata do t’i mundësojnë KQZ-së të krijojë një infrastrukturë teknologjike të besueshme, që garanton funksionimin pa probleme të proceseve të digjitalizuara të zgjedhjeve dhe numërimit. Një dhomë serveri e pajisur mirë është boshti i administrimit modern të zgjedhjeve, për të siguruar që operacionet përmbushin standardet më të larta të saktësisë, sigurisë dhe transparencës,” shtoi Taylor. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, duke falënderuar Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Qeverinë Gjermane për donacionin, tha se ceremonia e dorëzimit shënon një moment të rëndësishëm për KQZ-në, proceset zgjedhore dhe Kosovën. “Ky donacion është investim madhor në integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e publikut për proceset zgjedhore.” Në fjalën e tij, Ambasadori Gjerman Jörn Rohde tha se donacioni do ta ndihmojë KQZ-në të vazhdojë punën e saj të jashtëzakonshme dhe të sigurojë që edhe zgjedhjet aktuale ashtu edhe ato të ardhshme janë efikase, transparente dhe të sigurta, duke shtuar: “Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim institucionet zgjedhore të Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe forcimin e besimit publik në procesin zgjedhor në Kosovë.” Donacioni i financuar nga Gjermania është pjesë e një projekti më të gjerë të mbështetur nga Norvegjia, SHBA, Polonia dhe Franca. Është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, KQZ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për të forcuar procesin demokratik dhe për të siguruar integritetin e zgjedhjeve në Kosovë.
OSBE-ja forcon përpjekjet e Shqipërisë për rikuperimin e aseteve
Publishing date: 30 janar 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Policimi
Departamenti i Kërcënimeve Ndërkombëtare i OSBE-së dhe Zyra e Bashkërenduesit të Veprimtarive Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së, së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizuan seminarin rreth rikuperimit dhe konfiskimit të zgjeruar të aseteve, më 28 dhe 29 janar 2025, në Tiranë.