Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Drejt barazisë midis grave dhe burrave
Publishing date: 14 shkurt 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore
[embed:https://youtu.be/hUFRrXVgrY8] Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kuvendi është duke bërë progres të prekshëm drejt barazisë midis grave dhe burrave, duke prezantuar politika të reja, forcuar mbikëqyrjen dhe avancuar reformat strukturore. Më 11 shkurt, Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat miratoi Planin Nacional të Veprimit për avancimin e barazisë midis grave dhe burrave për periudhën 2025-2027. [1] “Ky hap shënon Planin e tretë të radhës me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke forcuar përkushtimin e Kuvendit në promovimin e barazisë midis grave dhe burrave,” tha ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit, riafirmoi përkushtimin e institucionit për promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë. “Kuvendi, si shtëpia që përfaqëson të gjithë qytetarët dhe institucioni demokratik më i rëndësishëm, mbetet fuqia kryesore për promovimin e barazisë midis grave dhe burrave.” Plani i ri i veprimit vendos qëllime ambicioze me synim të forcimit të barazisë midis grave dhe burrave në përfaqësimin politik, proceset legjislative dhe funksionet e mbikëqyrjes. Madje, këto përpjekje përqendrohen në forcimin e organizimit të brendshëm të Kuvendit, duke përfshirë themelimin e njësisë të dedikuar për barazinë midis grave dhe burrave, përmirësimet infrastrukturore për përkrahjen e politikave në sferën e familjes për stafin dhe deputetët, dhe rritjen e kapaciteteve për analizë gjinore. Objektivat kyçe përfshinë avancimin e standardeve etike për të parandaluar të gjithë format e dhunës, duke inkurajuar politikanët burra për të nxitur në mënyrë aktive barazinë, dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për çështjet që lidhen me gjininë. Që nga viti 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ODIHR kanë mbështetur përpjekjet për ta bërë Kuvendin më gjithëpërfshirës, duke siguruar që perspektivat dhe prioritetet e grave dhe burrave reflektohen në punën e tij. Kuvendi ka paraqitur sesione trajnimi të specializuara për barazinë gjinore, doracak gjithëpërfshirës mbi praktikat më të mira [2], si dhe trajnim induksioni për deputetët e sapozgjedhur. Posti i Këshilltarit Gjinor, i themeluar në vitin 2023, siguron mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme për politikat që reflektojnë nevojat e të gjithë qytetarëve. Këto ndryshime gjithëpërfshirëse janë duke formësuar një Kuvend më të drejtë dhe më përfaqësues. Seanca plenare vjetore që shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas mbanë barazinë në agjendë, përderisa dispozitat me ndjeshmëri gjinore të Rregullave të Procedurës ndihmojnë në shndërrimin e angazhimeve në veprime. Shkëmbimet rajonale forcojnë më tej këto përpjekje, duke promovuar bashkëpunim përtej kufijve për të ndërtuar institucione më gjithëpërfshirëse. Misioni i OSBE-së në Shkup vazhdon të mbështesë institucionet e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e tyre të inkorporojnë praktika me ndjeshmëri gjinore në politikëbërjen, duke siguruar progres të afatgjatë drejt barazisë dhe gjithëpërfshirjes. [1] https://www.sobranie.mk/ns-newsarticle-usvoen-akciskiot-plan-za-unapreduvane-na-ramnopravnosta-megu-zenite-i-mazite.nspx [2] https://www.osce.org/mission-to-skopje/500983
Misioni i OSBE-së i dorëzon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve serverë për të forcuar menaxhimin e zgjedhjeve në Kosovë
Publishing date: 5 shkurt 2025
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar efikasitetin digjital, transparencën dhe integritetin e menaxhimit të zgjedhjeve në Kosovë, Misioni i OSBE-së, së bashku me Ambasadën Gjermane, i dorëzuan sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tre serverë. Këta serverë pasojnë softuerin zgjedhor që i është dorëzuar KQZ-së vitin e kaluar dhe përmbyllin procesin e digjitalizimit të menaxhimit të zgjedhjeve. Serverët vijnë në një moment kyç para zgjedhjeve të 9 shkurtit. “Për më shumë se një vit, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka punuar me KQZ-në për të digjitalizuar hapat e ndryshëm të procesit zgjedhor, në përputhje me detyrimet e reja sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet,” theksoi gjatë ceremonisë së dorëzimit Cornelia Taylor, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Të tre serverët që po dorëzojmë sot, të blerë me mbështetjen financiare të Gjermanisë, janë pjesa e fundit që plotëson këtë mozaik. Ata do t’i mundësojnë KQZ-së të krijojë një infrastrukturë teknologjike të besueshme, që garanton funksionimin pa probleme të proceseve të digjitalizuara të zgjedhjeve dhe numërimit. Një dhomë serveri e pajisur mirë është boshti i administrimit modern të zgjedhjeve, për të siguruar që operacionet përmbushin standardet më të larta të saktësisë, sigurisë dhe transparencës,” shtoi Taylor. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, duke falënderuar Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Qeverinë Gjermane për donacionin, tha se ceremonia e dorëzimit shënon një moment të rëndësishëm për KQZ-në, proceset zgjedhore dhe Kosovën. “Ky donacion është investim madhor në integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e publikut për proceset zgjedhore.” Në fjalën e tij, Ambasadori Gjerman Jörn Rohde tha se donacioni do ta ndihmojë KQZ-në të vazhdojë punën e saj të jashtëzakonshme dhe të sigurojë që edhe zgjedhjet aktuale ashtu edhe ato të ardhshme janë efikase, transparente dhe të sigurta, duke shtuar: “Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim institucionet zgjedhore të Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe forcimin e besimit publik në procesin zgjedhor në Kosovë.” Donacioni i financuar nga Gjermania është pjesë e një projekti më të gjerë të mbështetur nga Norvegjia, SHBA, Polonia dhe Franca. Është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, KQZ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për të forcuar procesin demokratik dhe për të siguruar integritetin e zgjedhjeve në Kosovë.
OSBE-ja forcon përpjekjet e Shqipërisë për rikuperimin e aseteve
Publishing date: 30 janar 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Policimi
Departamenti i Kërcënimeve Ndërkombëtare i OSBE-së dhe Zyra e Bashkërenduesit të Veprimtarive Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së, së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizuan seminarin rreth rikuperimit dhe konfiskimit të zgjeruar të aseteve, më 28 dhe 29 janar 2025, në Tiranë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri trajnon oficerët e sigurisë për të rritur sigurinë në shkolla
Publishing date: 16 dhjetor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Policimi, Rinia
Me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe të mbrojtjes në shkolla, përmes veprimeve parandaluese, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një sërë trajnimesh për zhvillimin e aftësive ndërpersonale për oficerët e sigurisë në shkollë, në Korçë, Tiranë dhe Shkodër, nga 7 deri më 9 dhjetor 2024.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon shkëmbim përvojash për hetimet financiare rreth pastrimit të parave përmes kriptovalutave për prokurorët dhe hetuesit shqiptarë
Publishing date: 16 dhjetor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Transnational Threats Department
Më 16 dhjetor 2024, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një takim shkëmbimi përvojash pranë Ambasadës së Republikës Italiane në Tiranë, i cili kishte në qendër hetimet financiare të lidhura me pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, thënë thjesht pastrimin e parave, përmes kriptovalutave. Kjo veprimtari kishte për synim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në këtë fushë ndërmjet agjencive ligjzbatuese italiane dhe shqiptare. Merrnin pjesë në këtë veprimtari prokurorë dhe hetues nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Agjencisë Shqiptare të Inteligjencës Financiare. Ata u përfshinë në diskutime të thelluara me synim shkëmbimin e njohurive dhe përmirësimin e strategjive hetimore. Një grup ekspertësh nga Bërthama Speciale e Guardia di Finanza për Privatësinë dhe Mashtrimin Teknologjik, pjesë e të cilit ishte edhe Komandanti i saj, zyrtarë nga Shërbimi i Policisë Postare – Policia e Shtetit Italian dhe Njësia Kundër Falsifikimit Monetar e Armës së Karabinierëve ndanë ekspertizën e tyre. Ata folën rreth metodave dhe teknikave të hetimit të krimeve komplekse financiare të kryera përmes valutave dixhitale, duke iu ofruar njohuri thelbësore operative agjencive shqiptare ligjzbatuese. Veprimtaria u organizua me mbështetjen e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane dhe Zyrës së Menaxherit Rajonal të Guardia di Finanza për Ballkanin Jugperëndimor pranë Ambasadës Italiane në Tiranë. Kjo nismë vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për rritjen e aftësive të agjencive ligjzbatuese në përballje me sfidat që paraqesin krimet moderne financiare, siç është pastrimi i parave përmes valutave dixhitale.
Prezenca e OSBE-së përmbyll projektin për Programin Master Ekzekutiv në Kriminologji në Universitetin e Tiranës
Publishing date: 12 dhjetor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Më 12 dhjetor 2024, Prezenca dhe Universiteti i Tiranës organizuan një ceremoni përmbyllëse, duke mbledhur rreth 160 pjesëmarrës, ndër të cilët staf akademik, studentë dhe donatorë për të reflektuar mbi arritjet e projektit dhe ndikimin e tij në vijimësi.
Prezenca e OSBE-së forcon dialogun e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut me pushtetin vendor dhe shoqërinë civile
Publishing date: 11 dhjetor 2024
Forcimi i dialogut mes institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe organizatave të shoqërisë civile ishte qëllimi i një sërë tryezash që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Tryezat u zhvilluan në Peshkopi, Tropojë, Kuçovë dhe Roskovec, nga 13 nëntor deri më 11 dhjetor 2024.