Thirrja e parë e hapur për propozime për Fondin e arteve ndërkulturore rinore
E hapur për: Organizatat e shoqërisë civile, Komunat, Fondacionet kulturore
Mundësi financimi: Deri në 7000 EUR për aplikim/thirrje
Periudha e implementimit: Qershor 2023 - Maj 2024
Afati i dorëzimit: 30 prill 2023
Udhëzime për aplikantët për grante
Ndërtimi i urave të reja
Projekti “Ndërtimi i urave të reja” (NUR) ndërlidhet me Fondin për ndërtimin e urave të reja (NUR) për periudhën 2014-2021, i cili paraqiti një model për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC) për të bashkuar fëmijët me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëshkollore.
Ky projekt i ri synon më tej ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse që ushqejnë dhe krenohen me pluralizmin kulturor dhe respektin për tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në një klimë besimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë si garanci më të mira të paqes dhe sigurisë sociale.
NUR aktualisht mbështetet nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut.
Objektivi i Fondit për artet ndërkulturore rinore (FANR)
Objektivi i përgjithshëm i Fondit për artet ndërkulturore rinore (FANR) është të forcojë kapacitetin e të rinjve pavarësisht dallimeve etnike për të promovuar dialogun ndëretnik, vlerat qytetare dhe për të luftuar diskriminimin përmes aktiviteteve të bazuara në art dhe iniciativave ndërkulturore. FANR do të shpërndajë grante për OSHC-të e përzgjedhura që punojnë me djem dhe vajza dhe organizatat kulturore me një përvojë të pasur në fushën e fuqizimit të të rinjve dhe promovimit të vlerave qytetare përmes artit dhe aktiviteteve ndërkulturore.
Prioritetet e Fondit për ANR janë:
- Forcimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëpunimit midis fëmijëve dhe të rinjve me prejardhje të ndryshme gjuhësore dhe kulturore përmes aktiviteteve të përbashkëta;
- Nxitja e respektit të ndërsjellë dhe luftimi i stereotipeve dhe paragjykimeve etnike duke zhvilluar një ndjenjë komuniteti dhe përkatësie;
- Ngritja e vetëdijes për rëndësinë e angazhimit qytetar si mjet për integrim;
- Promovimi i artit si mjet për komunikim ndërkulturor dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile, subjektet/fondacionet kulturore dhe komunat.
Në kuadër të thirrjes së parë për propozime, FANR siguron grante deri në 7000 euro për OSHC-të/subjektet kulturore dhe komunat që plotësojnë kushtet për propozim projektet e zbatuara midis Qershor 2023 dhe Maj 2024.
Paketa e aplikimit
Paketa e aplikimit mund të shkarkohet përmes faqes së Misionit të OSBE-së në Shkup në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Përveç versionit në gjuhë angleze mund të dorëzohet edhe version shtesë në gjuhën maqedonase dhe/ose shqipe. Afati i fundit për Thirrjen e parë të hapur është 30 prill 2023.
Ju lutemi vini re se PDF fajllet janë të redaktueshëm, pasi të plotësoni aplikacionin, sigurohuni që ta ruani dokumentin PDF përpara se ta dërgoni.
Aplikacionet mund të dërgohen direkt në: BNB.mk@osce.org
Aplikimet fillimisht shqyrtohen nga Zyra Ekzekutive e Fondit ‘Ndërtimi i urave të reja’ për të përcaktuar nëse janë të pranueshme. Një bord i pavarur këshillues merr vendimin përfundimtar për ndarjen e fondit.
Për çdo pyetje lidhur me thirrjen e hapur mund të kontaktoni: BNB.mk@osce.org