Materiale
Krimi i urrejtjes anti-semite
Anti-semitizmi ka prekur komunitetet hebraike
me mijëra vite, dhe gjeti shprehjen e tij më
brutale në Holokaust, gjatë të cilit u vranë
miliona hebrenj. Pavarësisht mësimeve që
duhen nxjerrë nga kjo ngjarje e tmerrshme,
anti-semitizmi vazhdon të pllakosë
komunitetet hebraike edhe sot, duke u shtrirë
nga teoritë e konspiracionit deri te diskursi
jotolerant. Shumë shpesh, kjo intolerancë
mund të kthehet në krime urrejtjeje antisemite, duke përfshirë sulmet e dhunshme
kundër hebrenjve. Ndikimi i këtyre krimeve
mund të bëjë që personat hebraik të kenë
frikë të marrin pjesë në shërbimet fetare, të
mbajnë veshje ose simbole fetare, ose që ata
t’i shmangen identifikimi publik si hebrenj
qoftë kulturalisht ose për nga identiteti fetar.
Kërcënimi që paraqesin krimet e urrejtjes
anti-semite mund të detyrojë madje popullin
hebraik të emigrojë. Anti-semitizmi nuk prek
vetëm hebrenjtë, por mbarë shoqërinë.
Ekzistenca e tij gjithashtu nxjerrë në pah prirje
më të gjera të intolerancës ndaj grupeve të
tjera, dhe të gjithë kanë një rol për të luajtur
në luftën kundër kësaj dhe të gjitha formave të
intolerancës.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.