Materiale
Gjinia, diversiteti dhe drejtësia: Pasqyrë dhe rekomandime
Ky dokument përbëhet nga analiza dhe rekomandime për ndërtimin e një sistemi më përfshirës të drejtësisë, duke u bazuar në rezultatet e një studimi për vlerësimin e nevojave, të kryer nga ODIHR më 2017. Studimi, që bazohej në hulumtime në zyrë si dhe tek grumbullimi i të dhënave nga terreni, u strukturua përreth dy temave të ndara por të ndërlidhura: a) gjinia dhe diversiteti midis palëve të ndryshme në sistemin e drejtësisë, në aspektin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së një fuqie të larmishme punëtore dhe sigurimit të barazisë në vendin e punës; dhe b) efektet e gjinisë dhe diversitetit mes palëve të përfshira në sistemin e drejtësisë mbi cilësinë e rezultateve të arritura, ashtu siç perceptohen nga përdoruesit fundorë të sistemeve të tilla të drejtësisë. Ky dokument pasqyron sfidat specifike të identifikuara nga studimi i vlerësimit të nevojave, si dhe nxjerr në pah disa nga zgjidhjet e mira e praktike të zbatuara për adresimin e tyre.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.