Kohët e vështira të lëna pas, progresi duhet të përshpejtojë
Kanë kaluar tre vjet qëkur kam vizituar Shkupin herën e fundit. Në nivel global ka ndryshuar shumë që nga atëherë. Siguria ndërkombëtare është në një pikë kritike dhe ajo kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme për dërgimin e një mesazhi të qartë që thekson rëndësinë e ndërtimit të shoqërive të ndryshme dhe pluraliste - shoqërive të forta që synojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Vendi dhe udhëheqësit e saj politikë kanë bërë përparim të rëndësishëm në këto muajt e fundit. Zgjidhja e ngërçit politik ka qenë një pikë kthese për të gjithë – para së gjithash për popullin - dhe tani përparimi duhet përshpejtuar.
Marrëveshja kornizë e Ohrit mbetet faktor i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe rajonit.
Edhe pse diskutimet në nivel politik muajt e fundit kanë qenë me të vërtetë të vështira, zhvillimet e fundit pozitive kanë treguar se çdo krizë mund të kthehet në një mundësi për ndryshim dhe progres. Jam shumë i kënaqur kur shikojë se si liderët politikë kanë arritur të kapërcejnë dallimet ndërmjet tyre duke arritur kompromis që më së miri do të shërbejë interesat e vendit të tyre. Por, kjo nuk është fundi i rrugës pasi hapa edhe më pozitive duhet të merren në shumë nivele të ndryshme.
Kohezioni social dhe sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë
Akoma mbetet shumë punë në fushat e rëndësishme dhe të komplikuara, të tilla si sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, liria e shprehjes dhe liria e mediave, proceset zgjedhore, qeverisja demokratike, ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore, marrëdhëniet ndëretnike dhe zbatimi i Marrëveshja kornizë e Ohrit (MKO).
OSBE, si një partner, mund të ndihmojë që vendi të ketë institucione të forta dhe më të pavarura që gëzojnë besimin e të gjithë qytetarëve.
E vetmja mënyrë për të arritur përparim në këto fusha të rëndësishme është duke ruajtur frymën aktuale konstruktive dhe duke investuar përpjekje shtesë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe reformave urgjente, me besim dhe vullnet të plotë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për përforcimin e besimit të opinionit publik në proceset politike përfshirëse. Nuk ka nevojë të ceket se pa zbatimin e duhur dhe në kohë të marrëveshjeve, të gjitha përpjekjet do të jenë të kota.
Marrëveshja kornizë e Ohrit mbetet një faktor i rëndësishëm stabiliteti për vendin dhe rajonin. Përderisa shumica e vëmendjes është përqendruar në procesin politik, vazhdimi i implementimit të MKO-së dhe procesi i shqyrtimit të saj nuk duhet lënë nën hije. Mbështetja e vazhdueshme për përmbajtjen dhe frymën e MKO-së është e nevojshme për të ndihmuar garantimin e bashkëjetesës paqësore të të gjitha komuniteteve në vend.
Nga dialogu deri në implementim
Partitë politike tani duhet të vazhdojnë dialogun dhe të përforcojnë bashkëpunimin në çështjet e mbetura. Zbatimi është elementi kryesor dhe në këtë drejtim OSBE mund të ofrojë ndihmë. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku dhe të përfundojmë me sukses këtë proces.
OSBE, si një partner, mund të ndihmojë që vendi të ketë institucione të forta dhe më të pavarura që gëzojnë besimin e të gjithë qytetarëve.
Përfaqësuesit politikë kanë shfaqur përkushtim ndaj marrëveshjeve, duke krijuar bazë për përforcimin e mëtejmë të proceseve demokratike dhe për rivendosjen e besimit të shumë nevojshëm në institucionet qeveritare dhe politike.
Le të mos harrojmë rëndësinë e shoqërisë civile, jo vetëm si një roje mbikëqyrëse, por edhe si një partner me rëndësi jetike ndërmjet shtetit demokratik dhe qytetarëve të saj - një lidhje e rëndësishme për ndërtimin e mirëbesimit.
Ndryshimet e thella dhe thelbësore me siguri se kërkojnë kohë, përkushtim dhe vigjilencë nga të gjitha palët e interesuara. OSBE, institucionet e saj dhe Misioni ynë në Shkup kanë qenë prej kohësh të përkushtuar për të ndihmuar vendin të shkojë përpara, dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kjo. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe ekspertizë në zbatimin e shumë aspekteve të Marrëveshjes së Përzhinos, MKO-së dhe në fushat që ndërlidhen me mandatin e Misionit dhe aktivitetet programore.
Mundësitë nuk duhet lëshuar
Vullneti politik i të gjithëve do të sigurojë zbatimin e ligjeve dhe marrëveshjeve të miratuara, duke hedhur kështu themelet për një fushë loje të barabartë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në muajin prill të vitit 2016.
Përfaqësuesit politikë kanë shfaqur përkushtim ndaj marrëveshjeve, duke krijuar bazë për përforcimin e mëtejmë të proceseve demokratike dhe për rivendosjen e besimit të shumë nevojshëm në institucionet qeveritare dhe politike.
Çështja kyçe për të ardhmen e vendit është tashmë në duart e udhëheqësve politikë. Unë i inkurajoj ata që të shfrytëzojnë plotësisht ndihmën dhe ekspertizën e OSBE-së. Respektimi i angazhimeve të vendit, si një shtet pjesëmarrëse e OSBE-së, është e një rëndësie vendimtare në këtë drejtim.
“Vështirësitë e zotëruara janë mundësi të fituara,” ka thënë ish-kryeministri britanik Winston Churchill. Le të bashkohemi dhe të mos humbasim mundësitë para nesh.
Autor është Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier.
Ky artikull është publikuar në gazetat Utrinski Vesnik dhe Koha.