Pjesëmarrja në zgjedhje e personave me aftësi të kufizuara dhe në administratën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut
Ky studim është rezultat i një përpjekjeje bashkëpunuese midis projektit "Mbështetje për reformat zgjedhore në Ballkanin Perëndimor" të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në kuadër të projektit "Mbështetje për reformën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut", të Qeverisë së Zvicrës.
Si kuadër vlerësimi për këtë studim shërbeu Konventa e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD), të cilën Maqedonia e Veriut e ka ratifikuar në vitin 2011, si dhe angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe rekomandimet e mëparshme të misioneve të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Versioni i thjeshtë për t’u kuptuar i këtij raporti gjendet këtu.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.