OSBE/ODIHR e hap Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve në Shkup
SHKUP, 6 maj 2011 – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta Njerëzore (ODIHR) e OSBE-së, sot zyrtarisht e hapi misionin vëzhgues të zgjedhjeve në Shkup, për ti vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor.
Misioni, i kryesuar nga Xhulian Pill Jeits, u krijua me ftesë nga Ministria për punë të jashtme. Përbëhet nga 12 ekspertë ndërkombëtar të bazuar në Shkup dhe 20 vëzhgues afatgjatë të cilët do të pozicionohen brenda vendit javën e ardhshme.
Në plotësim, ODIHR rekomandon që shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 300 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të arrijnë vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve. Ato do ta vëzhgojnë hapjen e vendvotimeve, votimin, njohjen e fletave votuese, si dhe përmbledhjen e rezultateve.
Misioni do ti vlerësojë zgjedhjet në aspekt të përmbushjes së parimeve për procese zgjedhore demokratike, përfshirë edhe zotimet të cilat i kanë ndërmarrë të gjitha shtetet anëtare të OSBE-së, si dhe pajtueshmërinë me legjislacionin kombëtar.
Vëzhguesit do ta analizojnë legjislacionin zgjedhor dhe për së afërmi do ti vëzhgojnë aktivitetet e ndërlidhura me fushatën, punën e administratës zgjedhore dhe organeve relevante qeveritare, zbatimin e legjislacionit përkatës, ambientin e mediave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore.
OSBE Misioni vëzhgues i zgjedhjeve do të bashkëpunojë në këto përpjekje me delegacionin e Parlamentit të OSBE-së dhe delegacionet e tjera parlamentare. Kryesuesi i OSBE-së e ka emruar Robert Batelli për të qenë koordinues special, i cili do ta udhëheqë misionin vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së.
Deklaratë për të gjeturat preliminare dhe konludimet do të jepet një ditë pas zgjedhjeve. Raporti final për vëzhgimin e të gjithë procesit elektoral do të publikohet tetë javë pas përfundimit të misionit vëzhgues.
ODIHR Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve dhe Misioni i OSBE-së në Shkup veprojnë ndaras dhe sipas mandateve të tyre specifike.