Zgjedhjet Parlamentare përmbushën standardet ndërkombëtare, ndërsa parregullsitë e izoluara hodhën njollë
SHKUP, 6 Korrik 2006 – Përderisa zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë u mbajtën në pajtim me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, dhuna dhe kërcënimet hodhën hije mbi fushatën e përgjithshme. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë me disa raste te izoluara të parregullsive, vlerësoi Misioni Ndërkombëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve në deklaratën preliminare, të lëshuar sot.
Afërsisht 380 vëzhgues mbikëqyrën zgjedhjet në emër të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të drejtat e njeriut – ODIHR të OSBE-së dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).
”Kishte një përmirësim të dukshëm në procesin zgjedhorë, i cili mund të vlerësohet si rezultat i implementimit të rekomandimeve të mëparshme. Megjithatë, incidentet serioze gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve janë një rikujtues i vazhdueshëm për thyesit e ligjit të cilët duhet të trajtohen në pajtim me ligjin,” deklaroi Odri Gllover, Shefja e Misionit të ODIHR-it në Maqedoni. Kjo është hera e nëntë, që kjo organizatë monitoron zgjedhjet në vend.
Mevlut Cavusoglu, i cili udhëhoqi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës deklaroi: “Dje qytetarët e këtij vendi mundën dhe vendosën në mënyrë demokratike për drejtimin politik të cilin vendi do t’a merr. Parregullsitë serioze por të izoluara, të cilat u vëren nuk duhet të lejojnë që të hedhin hije në progresin e arritur demokratik. Me keqardhje, për disa, dhuna dhe manipulimi ende paraqesin mjete për t’i arritur qëllimet e veta politike. Një gjë e tillë duhet të dënohet. Ne e përshëndesim vullnetin dhe kapacitetin e njerëzve dhe të sistemit zgjedhorë në ndërmarrjen e veprimeve përmirësuese për këto shkelje, të cilat paraqesin një shenje të një pjekurie politike.”
Votimi dhe numërimi u mbajtën në mënyrë të rregullt dhe të qetë në të gjithë vendin, mirëpo disa parregullsi serioze, të izoluara siç ishin blerja e votave, mbushja e kutive, tensione dhe kërcënime u paraqitën gjatë procesit zgjedhorë në disa komuna. Vëzhguesit nuk arritën të regjistrojnë ndonjë tentim për manipulim apo shkelje të protokollit për numërim e votave në vendvotimet, problemet më të mëdha u raportuan.
Duke ndjekur regjistrimin e hapur të partive politike, fushata ishte kompetitive, duke i ofruar elektoratit një zgjidhje më të gjerë. Megjithate, një numër i incidenteve serioze hodhi hije në pjesën e parë të fushatës elektorale. Vëzhguesit po ashtu vërejtën një masë të keqpërdorimit të burimeve administrative, në veçanti nga zyrat e kryetarëve të komunave.
Përgjithësisht, mediat elektronike dhe ato të shtypit u mundësuan votuesve pikëpamje të ndryshme, mirëpo transmetuesi publik TVM favorizonte partitë në pushtet gja0074ë mbulimit medial. Mbulimi medial ka qenë në përgjithësi si mesatarë, me disa komente partiake në mediat private.
Edhe pse Kodi Zgjedhor i ri dhe i konsoliduar u përfundua vetëm tre muaj para zgjedhjeve, paraqiti një bazë të qëndrueshme për mbajtjen e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe dispozitat për rritjen e pjesëmarrjes së gruas dhe komuniteteve.