Materiale
Manual për Ndjekjen e Zbatimit të Rekomandimeve për Zgjedhjet
Në këtë manual përcaktohen qasja dhe praktikat që zbaton ODIHR-i
për të ndihmuar shtetet pjesëmarrëse lidhur me ndjekjen e zbatimit të
rekomandimeve për zgjedhjet. Ndonëse ODIHR-i ka zhvilluar aktivitete në
këtë fushë në disa vite, ky manual ka për qëllim të ndihmojë në krijimin e një
qasjeje më sistematike, që ofron qartësi dhe vijueshmëri, dhe nxitjen e një
vëmendjeje më të madhe ndaj zbatimit të rekomandimeve. Ai është hartuar
në saje të kontributeve të pakursyera jashtëbuxhetore, në kuadër të përpjekjes
së vazhdueshme të ODIHR-it për përmirësimin e metodologjisë së tij dhe për
rritjen e profesionalizmit në aktivitetet e vëzhgimit të zgjedhjeve.
Ky manual është hartuar pikë së pari për aktorët në shtetet pjesëmarrëse të
OSBE-së, që shqyrtojnë rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet, por do të jetë
i dobishëm, gjithashtu, për ato vende jashtë rajonit të OSBE-së, që zbatojnë
këto rekomandimeve.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.