ISH REPUBLKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË, ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE, 5 qershor 2011: Raporti përfundimtar i Misionit për Vëzhgim të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it
Pas marrjes së ftesës nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, dhe në bazë të rekomandimit të Misionit të Vlerësimit të Nevojave, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) ka vendosur një Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit. Në zgjedhjet u vlerësua respektimi i angazhimeve të OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, dhe i legjislacionit vendor. Për vëzhgimin e ditës së zgjedhjeve, OSBE/ODIHR-it bashkoi përpjekjet me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deklarata për rezultatet dhe konkluzionet paraprake e lëshuar më 6 qershor thotë se “zgjedhjet e parakohshme ishin konkurrente, transparente dhe mirë të administruara mbarë vendit, megjithëse disa aspekte kërkojnë vëmendje të veçantë”. Kjo përfshin masat përkatëse për ndarje të strukturave shtetërore nga ato partiake, kontroll i thelluar i listës zgjedhore, si dhe sqarimin e disa dispozitave të Kodit Zgjedhor. Në ditën e zgjedhjeve, votuesit ishin në gjendje të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, përkundër disa akuzave të papërgjegjshme për parregullsi të shprehura nga parti politike.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.