Udhëzues për vëzhgimin e fushatave zgjedhore në rrjetet sociale
Përmes këtij Udhëzuesi synohet që të ofrohet kuadri, kryesisht për vëzhguesit e zgjedhjeve të ODIHR-it, për vlerësimin e duhur të ndikimit të aspekteve kryesore të zhvillimit të fushatës përmes internetit, në integritetin e procesit zgjedhor dhe zhvillimin demokratik të fushatave zgjedhore. Ndër këto aspekte përfshihen dhe aktivitetet përmes internetit të kandidatëve në zgjedhje, përhapja e llojeve specifike të përmbajtjes lidhur me procesin zgjedhor, bërja e reklamave politike gjatë fushatës zgjedhore, si dhe mbrojtja e të dhënave personale.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.