Ambasador Michel Tarran
Ambasadori Michel Tarran, diplomat karriere francez, mori detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024.
Më parë, ai ka shërbyer si ambasador i Francës në Taxhikistan (2020-2023); i deleguar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Partneritetet në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2016-2020); dhe këshilltar diplomatik i Presidentit të rajonit Provence-Alpes-Côte d’Azur (2013-2015). Ndër pozicionet e tjera që ka mbajtur futen: zëvendësambasador në ambasadën e Francës në Tunizi (2009-2013); zëvendësambasador në ambasadën e Francës në Letoni (2005-2009); zëvendëszëdhënës në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2002-2005); këshilltar politik i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK (2001-2002); dhe drejtues në detyrë e më pas zëvendësdrejtues i Zyrës franceze të Ndërlidhjes në Kosovë (1999-2001).
Më 1999, ambasadori Tarran shërbeu si këshilltar politik në Konferencën e Rambujesë për Kosovën dhe, më pas, në ambasadën franceze në Shqipëri për çështjen e refugjatëve kosovarë. Nga shtatori 1994 deri në gusht 1998, ai ishte atashe për Kulturën, Shkencën dhe Bashkëpunimin në ambasadën franceze në Shqipëri. Nga viti 1991 deri më 1994, ai ishte drejtor i Institutit Francez dhe i Aleancës Franceze në Shën Pjetërburg, ndërsa, në vitet 1986-1987, atashe kulturor në konsullatën e përgjithshme franceze në Leningrad.
Ambasadori Tarran ka një kualifikim pasuniversitar në histori nga Universiteti Paris I Pantheon-Sorbonne. Përveç gjuhës mëmë franceze, ai flet shqip, anglisht dhe rusisht. Ai është i martuar dhe ka një vajzë.
Kryetarë të mëparshëm të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri
Qershor-dhjetor 2023: Bruce G. Berton (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
2022-2023: Guido De Sanctis (Itali)
2020-2022: Vincenzo Del Monaco (Itali)
2016-2020: Bernd Borchardt (Gjermani)
2013-2016: Florian Raunig (Austri)
2010-2013: Eugen Wollfarth (Gjermani)
2007-2010: Robert Bosch (Vendet e Ulëta)
2004-2007: Pavel Vacek (Republika Çeke)
2002-2004: Osmo Lipponen (Finlandë)
1999-2002: Geert-Hinrich Ahrens (Gjermani)
1997-1999: Daan Everts (Vendet e Ulëta)