Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Мaqedoninë e Veriut - Hulumtim për të rinjtë dhe sigurinë
Ky Hulumtim mbi Rininë dhe Sigurinë ofron një përmbledhje të perceptimeve, shikimeve dhe qëndrimeve të të rinjve ndaj sigurisë dhe mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, perceptimet e tyre mbi proceset paqësore formale dhe joformale, agjendën për paqe dhe siguri dhe çështjet për luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut.
Hulumtimi përfshiu dhunën rinore, ngacmimin kibernetikë, përjashtimin dhe margjinalizimin në të gjitha nivelet, mungesën e besimit ndaj autoriteteve dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në dekadën e fundit.
Hulumtimi ka këto objektiva:
- 1. Matjen e perceptimeve, qëndrimeve dhe sfidave të të rinjve lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- 2. Eksplorimin e shqetësimeve dhe sfidave të sigurisë me të cilat përballet rinia në kontekstin aktual socio-politik;
- 3. Shqyrtimin e mënyrave në të cilat rinia është a afektuar nga politikat e sigurisë dhe si mund të bëhet një rritje të praktikave të pjesëmarrjes kuptimplotë të rinisë në politikat e sigurisë dhe programimin;
- 4. Hulumtimin e burimeve të dhunës tek të rinjtë, kontributi potencial i të rinjve për sigurinë, mbrojtjen dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë në komunitetet e tyre;
- 5. Shqyrtimin e të gjithë faktorëve që kanë ndikim në marrëdhëniet etnike dhe kohezion tek rinia në vend;
- 6. Përmbledhjen e informacioneve që mbështesin planifikimin strategjik të Misionit.
Grupi i synuar për këtë hulumtim ishin të rinjtë në moshën 15 deri në 29 vjeç nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 1,235 të anketuar janë përfshirë në mostrën e anketës telefonike. Përveç kësaj, ekipi i hulumtuesve kreu pesë (5) intervista gjysmë të strukturuara me palët e interesuara dhe tetë (8) diskutime me fokus grupe në qytetin Shkup, Manastir, Tetovë, Sveti Nikollë, Shtip, Strumicë dhe Strugë, duke përfshirë në total 63 pjesëmarrës. Anketa është zhvilluar gjatë periudhës nga 27 shtator deri më 10 tetor 2023, ndërsa diskutimet në fokus grupet janë mbajtur nga 4 deri më 26 tetor 2023.
Hulumtimin e keni në dispozicion në gjuhën angleze, maqedonase dhe shqipe.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.