Konkurs komik: Jepi një shans përfshirjes!
Më shumë se 250 artist të rinj komik garuan për një vend në katalogun dhe ekspozitën e Qendrës komike e cila do të mbahet këtë verë, që synon të krijojë komikë që promovojnë mirëkuptim ndëretnik në Maqedoninë e Veriut. Përmes partneritetit me organizatat e shoqërisë civile në vend (OSHC), siç është Qendra komike, Misioni i OSBE-së në Shkup avancon nismat e shtytura nga komuniteti për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
Fondi i Arteve Ndërkulturore Rinore (FANR) i Misionit, komponentë i projektit “Ndërtojmë Ura të Reja”, fuqizon të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike për të luftuar diskriminimin përmes shprehjes artistike. Me përmbylljen e thirrjes së tretë për aplikacione për grantet e FANR nga ana e OSHC-ve këtë muaj, Misioni pretë të punojë ngushtë me organizatat e përzgjedhura.
Një fitues i dukshëm i grantit të FANR është Qendra komike nga Velesi dhe projekti i tyre "Gjithçka që po themi është t’i japim një shans përfshirjes!". Përmes punëtorisë arsimore katërditore të zhvilluar në prill në fshatin Nezhilovo, dymbëdhjetë të rinj të talentuar me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjeografike i rafinuan aftësitë e tyre nën drejtimin e mentorëve me përvojë.
Punëtoria komike eksploroi tema të miqësisë që kapërcejnë kufijtë kulturorë. Kontributet e përzgjedhura nga punëtoria do të publikohen në një katalog komik, me plan të mbajtjes së pesë ekspozitave në të gjithë vendin për të paraqitur talentet e artistëve të rinj.
Qendra komike, e themeluar në vitin 2011 nga një grup i artistëve të pasionuar komik nga Velesi, ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e komikëve nga Maqedonia e Veriut si brenda dhe jashtë vendit. Përzgjedhja e tyre për të fituar grantin e FARN nënvizon përkushtimin e tyre për të përdorur artin si mjet për ndryshim shoqëror.
OSHC-të të tjera që marrin pjesë në nismën “Ndërtojmë Ura të Reja” punojnë me produksione teatrore, podkaste, murale, filma, vallëzime tradicionale, dhe grupe muzikore. Çdo projekt kontribuon për objektivën e Misionit për të nxitur dialogun dhe kohezionin social midis komuniteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.