Thirrja e dytë e hapur për propozime për Fondin e Arteve Ndërkulturore Rinore
E hapur për: Organizatat e shoqërisë civile, Komunat, Fondacionet kulturore.
Mundësi financimi: Deri në 5000 EUR për aplikim/thirrje
Periudha e implementimit: Shkurt 2024 - Janar 2025
Afati i dorëzimit: 29 tetor 2023
Udhëzime për aplikantët për grante
Ndërtimi i urave të reja
Projekti “Ndërtimi i urave të reja” (NUR) ndërlidhet me Fondin për ndërtimin e urave të reja (NUR) për periudhën 2014-2021, i cili paraqiti një model për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC) për të bashkuar fëmijët me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta ekstrakurrikulare.
Ky projekt i ri synon më tej ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse që ushqejnë dhe krenohen me pluralizmin kulturor dhe respektin për tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në një klimë besimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë si garanci më të mira të paqes dhe sigurisë sociale.
NUR aktualisht mbështetet nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut.
Objektivi i Fondit për artet ndërkulturore rinore (FANR)
Objektivi i përgjithshëm i Fondit për artet ndërkulturore rinore (FANR) është të forcojë kapacitetin e të rinjve pavarësisht dallimeve etnike për të promovuar dialogun ndëretnik, vlerat qytetare dhe për të luftuar diskriminimin përmes aktiviteteve të bazuara në art dhe iniciativave ndërkulturore. FANR do të shpërndajë grante për OSHC-të e përzgjedhura që punojnë me djem dhe vajza dhe organizatat kulturore me një përvojë të pasur në fushën e fuqizimit të të rinjve dhe promovimit të vlerave qytetare përmes artit dhe aktiviteteve ndërkulturore.
Prioritetet e Fondit për ANR janë:
- Forcimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëpunimit midis fëmijëve dhe të rinjve me prejardhje të ndryshme gjuhësore dhe kulturore përmes aktiviteteve të përbashkëta;
- Nxitja e respektit të ndërsjellë dhe luftimi i stereotipeve dhe paragjykimeve etnike duke zhvilluar një ndjenjë komuniteti dhe përkatësie;
- Ngritja e vetëdijes për rëndësinë e angazhimit qytetar si mjet për integrim;
- Promovimi i artit si mjet për komunikim ndërkulturor dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile, subjektet/fondacionet kulturore dhe komunat.
Në kuadër të thirrjes së dytë për propozime, FANR siguron grante deri në 5000 euro për OSHC-të/subjektet kulturore dhe komunat që plotësojnë kushtet për propozim projektet e zbatuara midis muajve shkurt 2024 dhe janar 2025.
Paketa e aplikimit
Për të marrë formularin e aplikimit, ju lutemi dërgoni një e-mail në bnb.mk@osce.org dhe jepni informacionin tuaj të kontaktit.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Përveç versionit në gjuhë angleze mund të dorëzohet edhe version shtesë në gjuhën maqedonase dhe/ose shqipe. Në rast mospërputhjeje, do të mbizotërojë versioni në anglisht.
Udhëzimi për aplikantët për grante është e qasshme në gjuhën maqedonase shqipe dhe angleze.
Afati i fundit për Thirrjen e dytë të hapur është deri më 29 tetor 2023.
Aplikacionet duhet të dërgohen direkt në: BNB.mk@osce.org.