Materiale
Zhvatja seksuale si formë e korrupsionit: Përgjigje juridike dhe institucionale
Ky raport analitik paraqet gjetjet nga analiza krahasuese e kryer e legjislacionit ekzistues, kornizës ligjore ndërkombëtare dhe intervistave dhe fokus grupeve gjysmë të strukturuara.
Rekomandimet e përfshira në këtë raport kanë të bëjnë me rregullimin e zhvatjes seksuale si formë e korrupsionit në Kodin Penal, Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit dhe në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Grave nga Dhuna dhe Dhuna në Familje.
Inkriminimi i zhvatjes seksuale në legjislacionin kombëtar do ta bënte Maqedoninë e Veriut ndër vendet e pakta në rajonin e OSBE-së që ka të njohura dhe institucionalizuara ligjërisht format gjinore të korrupsionit, gjë që do të zvogëlonte ndikimin e tij tek gratë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.