Materiale
Raporti i tretë i përkohshëm dhe përfundimtar i projektit për aktivitetet dhe rastet nën kompetencën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP)
Zyra e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) u themelua nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut në shtator të vitit 2015 në bazë të marrëveshjes për të tejkaluar krizën politike që u shfaq pas skandalit të përgjimeve në vitin 2015.
Raporti përfundimtar i Misionit të OSBE-së në Shkup pason pas raportit të parë dhe të dytë të përkohshëm, të publikuara në gusht të vitit 2018 dhe në qershor të vitit 2019, dhe i njejti mbulon periudhën ndërmjet muajit dhjetor 2018 dhe muajit janar 2020. Raporti kryesisht përqendrohet në gjetjet nga monitorimi i gjykimeve në bazë të standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë. Prandaj, i njejti njeh zhvillimet rreth PSP-së si institucion në periudhën raportuese, por nuk i shtjellon apo komenton konkretisht ato.Raporti përfshin rekomandime për subjektet gjyqësore, si dhe për pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Këto rekomandime kanë për qëllim trajtimin e çështjeve të identifikuara në raport me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe drejtësisë së procedurave gjyqësore.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.