Deklarata e përbashkët e Shefave të Delegacionit të BE-së, Ambasadës së SHBA-ve, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së NATO-s në Shkup mbi incidentin e djeshëm në Parlament.
Sot, u takuam për të diskutuar incidentet e djeshme serioze në Parlament dhe për të shqyrtuar situatën e sigurisë.
Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Parlamentit që u bë më 27 prill. Shprehim shqetësimin tonë serioz ndaj dështimit të autoriteteve për ta parandaluar të njëjtin dhe për të siguruar sigurinë e nevojitur për deputetët e parlamentit dhe gazetarët prezentë në vendngjarjen. Sulmi ndaj një institucioni shtetëror, i cili paraqet zemrën e demokracisë, është sulme ndaj vetë demokracisë.
Presim që këto vepra penale të hetohen në mënyrë sa më të shpejtë, organizatorët dhe autorët e sulmit të sillen para drejtësisë dhe gjyqësori të veprojë në mënyrë të pavarur. Për më shumë, ne gjithashtu shpresojmë se institucionet shtetërore në mënyrë ekspeditive do t’i sjellin të gjitha konkluzionet dhe do të ndërmarrin masat e duhura.
Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të sillen me përgjegjësi dhe të kontribuojnë për një proces të qetë demokratik, i cili duhet të lihet të marrë rrjedhën e vetë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbeten të përmbajtur , shmangen provokimeve dhe të mbeten të qetë. Dhuna nuk është mënyra për përparimin e shtetit apo shoqërisë.